Tesla do të instalojë mbushësit e saj të fundit V4 Superchargers rreth Evropës dhe po planifikon t’i hapë ato këtë muaj.
Raporti vjen nga Harderwijk, Holandë, por ende nuk dihet se cilat vende të tjera do t’i marrë ato, transmeton Telegrafi.
Mbushësit V4 Superchargers janë dukshëm më të shpejtë se mbushësit aktualë V3 të vlerësuar me 250 kW, V4 kanë kabllo më të gjata dhe duhet të funksionojnë më mirë me markat e tjera të veturave elektrike.
Kjo pjesë e fundit është mjaft e rëndësishme duke pasur parasysh politikën e re të Tesla-s për hapjen e stacioneve të mbushjes për shoferët që nuk kanë Tesla. /Telegrafi/