Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla Inc ka ndaluar marrjen e porosive për kamionçinën e tij të ardhshme Cybertruck jashtë Amerikës së Veriut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi i automjeteve po bën rezervime vetëm për Cybertruck në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Dhe siç vë në pah Reuters, Tesla nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.
Shefi Ekzekutiv, Elon Musk ka thënë se Tesla do të nisë prodhimin e Cybertruck vitin e ardhshëm në fabrikën e saj në Austin, Teksas.
Ai tha gjithashtu se Tesla mund të ndalojë marrjen e porosive pasi kërkesa për disa nga automjetet e saj tejkalon prodhimin.
Tesla zbuloi Cybertruck në 2019. Më parë synonte të fillonte prodhimin në fund të këtij viti, por e ka shtyrë planin në tremujorin e parë të 2023. /Telegrafi/