Site icon Telegrafi

Tesla arrin prodhimin e 5,000 veturave elektrike në javë në fabrikën Giga Berlin

Një tjetër javë – një tjetër moment historik për ekipin në Giga Berlin. Rritja e prodhimit është duke u përshpejtuar dhe javën e kaluar numri magjik prej 5,000 automjetesh në javë është thyer përfundimisht. Kjo e sjell Giga Berlin në një vëllim të prodhimit prej 250,000 njësive Model Y në vit.

Plani fillestar i Tesla-s për Giga Berlin ishte të arrinte këtë numër deri në fund të vitit 2022, por me problemet globale që preknin zinxhirët e furnizimit, fabrika arriti të prodhonte 3,000 automjete në javë dhjetorin e kaluar.

Ishte vetëm muajin kur u raportua se fabrika Giga Berlin ishte duke rritur prodhimin në 4,000 automjete në javë dhe tashmë ekipi po prodhon 5,000 vetura në javë, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Shifra e prodhimit të 5,000 automjeteve në javë është një moment historik i madh si për fabrikën, ashtu edhe për kompaninë. Tesla e konsideron këtë numër për të treguar se fabrika arrin prodhimin në vëllim. Në të njëjtën kohë, kjo është pika në të cilën Giga Berlin bëhet një operacion fitimprurës, me çdo automjet mbi 5,000 njësi, fabrika tani do të sjellë fitim.

Megjithatë, për ekipin ende nuk ka ardhur koha e pushimit, rritja e prodhimit nuk ka përfunduar. Plani fillestar për Giga Berlin ishte që të kishte një kapacitet prej 500,000 automjetesh në vit ose 10,000 në javë. Ky plan tashmë ka ndryshuar – Tesla së fundmi paraqiti një aplikim për ndikimin mjedisor në të cilin po kërkon nga rregullatorët gjermanë që të lejohen të rrisin prodhimin në 1 milion automjete në vit.

Prodhimi i 1 milion veturave elektrike në vit është një objektiv i madh, shifër kjo për të cilën do të duhen vite për t’u arritur, por nuk ka nevojë që Giga Berlin të zgjerohet. Vetë fabrika do të ketë nevojë për disa ndryshime të brendshme dhe sigurisht, me shumë gjasa do të duhet të funksionojë 24/7 me punëtorë shtesë, por 1 milion njësitë janë të mundshme brenda një afati kohor real. /Telegrafi/

Exit mobile version