“Terr e dritë – Rrëfime të viteve ’90” i autorit Krenar Xhaferi është libri më i ri që do të promovohet.
Promovimi mbahet nesër, më 7 shtator (e shtunë), në orën 17:00 në objektin e ish-Gërmisë, përballë Teatrit Kombëtar të Kosovë.
“Historia e prindërve dhe e gjyshërve duhet të përcillet, të kujtohet dhe të jetë udhërrëfim motivues për një rrugëtim të drejtë për ta”, – shprehet Xhaferi i cili tutje thotë se “ta kujtosh Kosovën e viteve ’90 të shekullit XX është sa e dhimbshme, aq edhe krenari.
“Të shkruash për rrëfime e ngjarje të kësaj kohe, është një përgjegjësi publike dhe njerëzore, si dhe një obligim prindëror dhe kombëtar, që ngjarjet e historisë sonë më të re të mos mbesin vetëm në kujtesën tonë, por të shkruhen.
Kjo është arsyeja e vetme që po shkruhen këto përjetime dhe kujtime nga periudha e një historie tronditëse, të ndritur dhe krenare të këtij populli të lashtë”, shprehet ndër të tjera Xhaferi.