Site icon Telegrafi

Tërmkolli: UNMIK-u nuk ka dashur të zbardh atentatin ndaj Presidentit Rugova (Video)

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, është njëra ndër aktivistet e para politike në Kosovë, në situatat më të vështira.

Tërmkolli, në “Personale” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për momentet kur votoi kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989ë.

“Isha 24 vjeçare në atë kohë. Miratimi i atyre amendamenteve ishte diçka shumë e dëmshme për Kosovës. Ishte vullneti i qytetarëve që na shtyri të votonim kundër atyre amendamenteve”.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, ka thënë se kishte shumë persona që shiteshin si delegatë në atë seancë ishin nga sigurimi i shtetit.

“Kishte disa persona që fare nuk ishin delegatë, por bënin presione në forma të ndryshme për të votuar ato amendamente për ndryshime kushtetuese. Kuptova se shumica prej tyre ishin njerëz të sigurimit të shtetit”, deklaroi ajo, përcjell Telegrafi.

Tërmkolli tha se kishat, xhamiat e shkollat ishin vatra të aktiviteteve politike në ato vite.

“Aktivitetin politik e bëmë nëpër kisha, xhamia e shkolla, por aktivitetin kryesor politik e kishim në klubin e Shoqatës së Shkrimtarëve, por mbledhjet nuk ishin të gjata për shkak të rrethanave”.

Për periudhën e luftës, aktivistja e LDK-së, tha se ishte e rrezikshme futja në një luftë të shpejtë, sepse rrezikohej ekzistenca e shqiptarëve në Kosovë.

“Është e vërtetë që LDK-ja nuk e ka dashtë luftën në atë periudhë kohore, sepse rrezikohej qenia e  jonë. Një luftë, në atë kohë, ishte rrezik i madh për ekzistencën e shqiptarëve në Kosovë”, ka deklaruar ajo, duke thënë se personalisht ishte ndër themelueset e Ministrisë së Mbrojtes.

Tërmkolli ka folur edhe për tentim atentatin ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“UNMIK-u nuk ka dashur të zbardh atentatin ndaj presidentit Rugova. Ai i ka pasur të gjitha të dhënat për Kosovën,  pasi ishte e pamundur me gjithë atë personel, me një administratë disa mijëshe, të mos zbardh atentate që kanë ndodhë në dritën e diellit, po më duket pak e pamundur”, deklaroi Tërmkolli.

Përgjegjësi për mos zbardhen e vrasjeve të pasluftës ish-ministrja i ka hedhur edhe LDK-së.

“Ne si LDK nuk kemi bërë sa duhet për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës. Është e vërtetë që institucionet politike nuk zbardhen raste, por është dashur të miratohen ligje për të ecur në këtë drejtim”, tha ajo./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TTgLuV3TY2Y

Exit mobile version