Site icon Telegrafi

Tërmet në Maqedoni

Një tërmet prej 3 deri në 4 ball sipas matjes europiane makro-sizmike, është ndjerë këtë mëngjes në orën 4 e 36 minuta në Maqedoninë lindore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi Observatori Sizmologjik i Shkencave Natyrore pranë Fakultetit të Matematikës, epiqendra e tërmetit ishte vendosur 120 kilometra në lindje të Shkupit. /Telegrafi/

Exit mobile version