Është hedhur shorti për 1/16 e Kupës së Kosovës në futboll.
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës pjesëtarët e ekipeve që janë në garë kanë tërhequr shortin për rrethin e 1/16 skuadrave më të mira.
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Llapi do të ketë punë me Kikën, derisa derbi i vjetër do të zhvillohet mes Besës dhe Prishtinës.
Interesant pritet të jetë dueli mes Malishevës dhe Istogut, si dhe ai ndërmjet A&N dhe Gjilanit.
Drita do të ketë punë me Drenasin, derisa Ballkani përballet me Rahovecin.
Këto janë çiftet:
Feronikeli – Fushë Kosova
Arbëria – Vitia
Ramiz Sadiku – Vushtrria
A&N – Gjilani
Drenica – Vllaznia
Besa – Prishtina
Malisheva – Istogu
Trepça ’89 – 2 Korriku
Flamurtari – Ferizaj
Ulpiana – Vëllaznimi
KEK-u – Trepça
Drita – Drenasi
Rahoveci – Ballkani
Liria – Dukagjini
Llapi – Kika
Prizreni – Onix
Ndeshjet zhvillohen në mesjavë, me 1 dhe 2 dhjetor me fillim nga ora 12:30. /Telegrafi/