Pas konfirmimit se shteti i Togos ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, ka reaguar ish-kryeministri, deputet i LDK-së, Avdullah Hoti.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka pyetur nëse ka Kosova politikë të jashtme.
Ai ka shtruar katër pyetje për Ministrinë e Jashtme, përfshirë se a ka pasur komunikim Kosova me Togon gjatë këtyre viteve.
Më poshtë pyetjet e Hotit:
1. A është kontaktuar Qeveria e Togos gjatë këtyre dy viteve nga Presidentja, Kryeministri e Kryediplomatja për të ngritur nivelin e bashkëpunimit diplomatik?
2. A kanë qenë në dijeni për këtë veprim të Togos dhe çfarë kanë bërë për ta parandaluar?
3. Cili është niveli i koordinimit me aleatët kryesorë për të parandaluar tërheqjet e njohjeve dhe për të siguruar njohje të reja?
4. A kemi politikë të jashtme apo jo?