Një stuhi rëre ka “pushtuar” sot Irakun, duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportet, shkollat, universitetet dhe institucionet e tjera.
Kjo është stuhia e tetë e rërës nga mesi i prillit që ka goditur Irakun, kjo për shkak të mungesës së madhe të reshjeve të shiut, transmeton Telegrafi.
Në stuhinë e kaluar në fillim të majit, një person ka humbur jetën derisa 500 tjerë janë hospitalizuar si rezultat i ankesave të shumta me sistemi respirator.
Re të mëdha pluhuri janë shfaqur në Bagdad dhe tërë hapësira mori ngjyrë portokalli – më pas stuhia e rërës u zhvendos edhe në qytet e tjera.
Rëra e verdhë dhe portokalli mbuloi kulmet e ndërtesave, vetura dhe madje u fut nëpër shtëpi – duke zvogëluar dukshmërinë në vetëm 300 metra, e kjo i detyroi autoritetet që të anulojnë të gjitha fluturimet nëpër aeroporte. /Telegrafi/