Një udhëtim ka qenë një makth për disa pasagjerë që ishin të pranishëm në një anije në ujërat e Italisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dallgët qenë aq të larta sa që arritën deri në tetë metra.
Huge wave crashes through Ferry in Ponza, Italy #Storm #Italy #Ponza #SeaStorm #Waves #UltimaHora #Ischia #Ponza #Formia #Europe #Tormenta #Tempesta #Climate #Weather #Viral pic.twitter.com/n16v7KTI7H
— Earth42morrow (@Earth42morrow) January 21, 2023
Kjo thuhet se ndodhi të premten pasdite në tragetin që shkon nga Ponza në Formia.
Një itinerar i cili, në kushte normale, zgjat pak më shumë se një orë, por që për shkak të motit të keq dhe detit të stuhishëm, zgjati mbi pesë orë, ndërsa pasagjerët në bord ishin në panik. /Telegrafi/