Telegrafi

Terapistja ndan pesë shenja që tregojnë se jeni në një marrëdhënie me një manipulues emocional

Manipulimi emocional është një formë e kontrollit psikologjik në të cilin një person manipulues përdor taktika të pasinqerta, presioni ose të fshehtë për të ndikuar në ndjenjat, mendimet ose sjelljen e një personi tjetër.

Qëllimi i manipulimit emocional është shpesh fitimi i pushtetit dhe kontrollit mbi një person tjetër, shpesh në kurriz të mirëqenies së tij emocionale.

Por ndonjëherë mund të jetë e vështirë të dallosh manipulimin emocional, veçanërisht kur bëhet fjalë për martesën ose marrëdhënien tonë. Prandaj, terapistja Kati Morton veçoi disa tipare të manipulimit emocional.

@katimorton 5 signs you’re in a relationship with an emotionally manipulative person #toxicrelationship #manipulation #relationshipproblems ♬ original sound – Kati Morton, LMFT

Nxitja e fajit: “Ata mund të përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni fajtor ose përgjegjës për emocionet ose veprimet e tyre, edhe kur nuk keni bërë asgjë të gabuar”, shpjegon terapistja në videon e TikTok.

Luajnë viktimën: Njerëzit emocionalisht manipulues shpesh e portretizojnë veten si viktima në mënyrë që të shmangin përgjegjësinë dhe të fitojnë ndjeshmëri nga personi tjetër.

Shantazhi emocional: Terapistja shpjegon se është një formë manipulimi në të cilën sjellja e një personi tjetër kontrollohet nga kërcënimet, ndjenjat e fajit ose forma të tjera shtrëngimi.

Sjellja e mirë në fillim të lidhjes: “Në fazat e hershme të një lidhjeje ose kur duan diçka nga ju, do t’ju mbulojnë me shumë vëmendje, dashuri, dhurata e të ngjashme, të gjitha për t’ju manipuluar në mënyrë që të kontrollojnë emocionet”, përfundoi Morton. /Telegrafi/