Site icon Telegrafi

Ter Stegen zbulon tre sulmuesit më të fortë që ka luajtur kundër tyre

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka zbuluar emrat e tre sulmuesve kundërshtarët më të rrezikshëm.

Ai ka renditur emrat e atyre që është përballur në karrierën e tij.

25-vjeçari ka luajtur në dy prej pesë kampionateve kryesore të Evropës dhe në Ligën e Kampionëve. gjatë karrierës së tij.

Ai ka përmendur dy rivalë të La Ligas dhe një prej golashënuesve më të mirë të Bundesligas kur është pyetur se cilët ishin rivalët më të vështirë me të cilët është përballur.

“Robert Lewandowski, Karim Benzema dhe Aritz Aduriz. Këta janë tre më të rrezikshmit me të cilët jam përballur”, ka thënë Ter Stegen. /Telegrafi/

Exit mobile version