Një 57-vjeçar italian është proceduar penalisht, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore në Shqipëri.
Medikamentet u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte shtetasi F,F., gjatë kalimit në Portin e Durrësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/