Një grua në Britaninë e Madhe është dënuar me dy vjet burg pasi tentoi të hapte derën e aeroplanit gjatë fluturimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Chloe Haines, 26 vjeçare.
Raportohet se ajo ishte në një fluturim nga Aeroporti London Stanstad drejt qytetit Dalaman në Turqi, ndërsa e gjithë ngjarja kishte ndodhur në qershor të vitit 2019.
Chloe Haines ka tentuar të hap derën e aeroplanit, me këtë rast anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët e tjerë u detyruan ta ndalonin atë.
“Sjellja e zonjës Haines ishte një nga rastet më të rënda që kemi përjetuar, dhe e kemi ndëshkuar të udhëtojë përgjithmonë me ne”, ka thënë Steve Heapy Drejtor i Përgjithshëm i kompanive ajrore Jet2, dhe Jet2holidays.
Si pasojë e këtij incidenti, dy avionë luftarak të Forcave Ajrore Mbretërore u detyruan të monitorojnë udhëtimin e kthimit nga kjo linjë.
Raportohet se Kompania e gjobiti Haines me 85,000 euro, lidhur me këtë rast.
Gjithçka që ndodhi në gjykimin e saj.
Sipas raportimeve nga Gjykata në Chelmsford, e burgosura kishte pirë alkool dhe ilaçe para incidentit, ndërsa për rastin konkret asaj nuk i kujtohej asgjë.
Prokurori i kësaj çështje, Micheal Crimp ka thënë se Haines mori hov të hapte derën e aeroplanit, i cili po transportonte 206 pasagjerë.
Chloe Haines ka pranuar fajësinë që kishte rrezikuar sigurinë e pasagjerëve të avionit, gjithashtu edhe për sulmin që i kishte bërë ekuipazhit Jet2, Charley Coombe.
Sipas dëshmitarëve, Haines gjatë incidentit thoshte se do të vriste vetën po ashtu dhe të tjerët, ndërsa nga frika ata u detyruan ta ndalin atë.
Avokati i Haines, Oliver Saxby ka thënë se klientja e saj nuk kishte pirë më alkool që nga incidenti.
“Ajo jo vetëm që ishte e dehur, ajo nuk ndihej mirë”, ka thënë avokati i saj.
Ai ka shtuar se Haines është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ajrore, Steve Heapy, ka thënë se që tani e tutje do të merren masa për të trajtuar çështjen e pirjes së tepërt të alkoolit para fluturimit.
Me këtë rast Qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë se do të rishikojë ligjet e licencimit që aktualisht lejojnë pasagjerët e aeroportit të pinë alkool para nisjes. /Telegrafi/