Janë arrestuar katër persona, dy prej tyre të moshës së mitur, të cilët i kanë sulmuar dy persona, njërin e kanë plagosur me armë zjarri, kurse tjetrit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri, të martën në ora 11:45.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ku njëri nga ta pas marrjes se tretmanit është liruar.
Në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri 8mm, me një karikatorë të zbrazët e cila dyshohet se është përdorë në rast.
Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit e moshës së mitur janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 24 orëve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar. /Telegrafi/