Gigio Donnarumma thuhet se është i pakënaqur te Paris Saint-Germain dhe një nga arsyet që ai nuk fillon si titullar është sepse Lionel Messi mbështet Keylor Navasin.
Donnarumma iu bashkua PSG-së në një transferim falas nga Milani në verë.
Kontrata e tij me Milanin përfundoi në qershor 2022, kështu që portieri arriti një marrëveshje me gjigantët e Ligue 1 gjatë Euro 2020, dhe PSG njoftoi nënshkrimin e tij pas garës së fituar nga Azzurrët.
Ish-ylli i Milanit ka luajtur vetëm dy nga nëntë ndeshjet e PSG-së këtë sezon dhe Mauricio Pochettino ka shpjeguar se vendimet e tij mbi portierin titullar ndryshojnë çdo javë në varësi të kundërshtarëve të ekipit.
Megjithatë, mediumi Il Corriere della Sera e përshkruan Pochettinon si një ‘ekuilibër’ i cili duhet të bazojë zgjedhjet e tij edhe në nevojat dhe dëshirat e zhveshtores.
Did Donnarumma not know how good Keylor Navas is? https://t.co/HLnllidnIL
— James Nalton (@JDNalton) September 24, 2021
Grupi i lojtarëve të Amerikës së Jugut, i cili përfshin Messin, Angel Di Marian, Navasin, Marquinhos dhe Neymarin, është shumë i bashkuar dhe thuhet se mbështet ish-portierin e Real Madridit.
Sipas gazetës, kjo është një nga arsyet pse Donnarumma nuk merr kohë të rregullt të lojës te klubi kryeqytetas.
Pochettino tashmë ka pasur debate me Messin, kështu që ai nuk dëshiron të komplikojë situatën.
Sidoqoftë, sipas të njëjtit raport, Donnrumma thuhet se është i pakënaqur në Paris dhe Juventusi mund të vendosë ta sjellë atë në Torino gjatë verës. /Telegrafi/