Site icon Telegrafi

Tensione në Venezuelë pas protestave masive antiqeveritare, arrestohet liderja e opozitës

Liderja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado u arrestua kur kolona e saj u kap nga forcat e sigurisë teksa po largohej nga protesta antiqeveritare në Karakas.

Machado doli nga një muaj fshehjeje dhe u rishfaq në publik si pjesë e një përpjekjeje të fundit për të bllokuar presidentin Nicolas Maduro nga kapja e pushtetit.

Ekipi i shtypit i Machado tha në një postim në rrjete sociale se forcat e sigurisë qëlluan mbi autokolonën e motoçikletave teksa po largohej nga Karakasi lindor ku Machado disa momente më parë kishte folur me një turmë mbështetësish.

Nuk kishte detaje të menjëhershme për vendndodhjen e saj dhe qeveria e Maduros nuk ka komentuar ende, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Karakasi, së bashku me qytetet e tjera botërore si New Yorku, Madridi, Buenos Aires dhe Brukseli kishin qenë skena të demonstratave masive në mbështetje të liderit të opozitës venezueliane Edmundo Gonzalez Urrutia.

Protestat përkojnë me njoftimin e kthimit të tij në Caracasto për të marrë presidencën, pasi ka treguar kopjet e fletëve të votimit, të cilat, siç kujton ai, vërtetojnë fitoren e tij në zgjedhjet e 28 korrikut.

Në rrugë tensioni ishte i dukshëm.

Qindra venezuelianë, opozitarë dhe pro-Chavez, kanë filluar të marshojnë në pika të ndryshme të kryeqytetit venezuelian.

Ndryshe, atmosfera në Venezuelë mbetet e tensionuar.

Nicolas Maduro është planifikuar të betohet këtë të premte për një mandat të tretë radhazi në detyrë, pa paraqitur të dhënat zyrtare të fitores së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version