Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo përdori takimin e fundit të NATO-s këtë javë për të kritikuar ashpër Turqinë.
Pompeo deklaroi se “fakti që ajo bleu sistemin e armëve ruse është një dhuratë për Moskën”, raporton reuters.
Kjo u konfirmua nga pesë diplomatë dhe zyrtarë të paemëruar, duke deklaruar se amerikani tha në një video konferencë me Ministrat e Jashtëm, e cila nuk ishte e hapur për publikun, se Turqia po minon sigurinë e NATO-s dhe krijon paqëndrueshmëri në Mesdhe shkaku i mosmarrëveshjes me Greqinë dhe Qipron për rezervat e gazit, transmeton Telegrafi.
Pompeo, i cili po largohet nga posti i Sekretarit të Shtetit në janar të vitit 2021, i tha Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu se Turqia ka gabuar me dërgimin e mercenarëve sirianë në Libi, si dhe konfliktin për Nagorni-Karabakun.
Ndryshe, një zyrtar amerikan që dëshiroi të ishte anonim, pohoi se ishte “një diskutim i sinqertë pas dyerve të mbyllura”, por ai nuk pranoi të fliste për detajet.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë bërë thirrje Turqisë që të zgjidh çështjen e S-400 (sistemi rus i armëve), për të ndaluar përdorimin e luftëtarëve sirianë në konfliktet e huaja dhe për të ndaluar veprimet provokuese në Mesdheu. /Telegrafi/