Site icon Telegrafi

Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren gjatë seancë së sotme në Kuvendin e Shqipërisë në momentin që fjalën e ka marrë Taulant Balla.

Debati ka nisur për procedurë por opozita refuzoi që Taulant Balla të flasë para deputetëve opozitarë.

Lexo po ashtu Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Në një moment të përplasjes deputeti i PD Petrit Doda është parë të heqë rripin e pantallonave dhe ka tentuar të godasë Ballën.

Pranë foltores kanë shkuar edhe punonjësit e Gardës të cilët janë përpjekur të qetësojnë situatën. /Telegrafi/

Exit mobile version