Erik Ten Hag ka përgëzuar lojtarët e tij, pasi Manchester United eliminoi Liverpoolin nga FA Cup pas vazhdimeve me rezultat 4-3, për të kaluar në gjysmëfinale.
Trajneri holandez pasi më shumë lëvdata për Marcus Rashford, pasi kontributi i tij në këtë përballje ishte i madh.
“Rashford është tejet i lëvizshëm dhe i pandalshëm për këto ndeshje”, deklaroi Erik ten Hag në intervistën e tij pas ndeshjes.
“Normalisht ai po përfundon momente të tilla (si rasti në fund të kohës normale). Ai vazhdoi të punonte, krijoi një tjetër dhe një tjetër mundësi dhe mendoj se kjo i frymëzoi lojtarët e tjerë për të fituar”.
“Ata kishin besim të fortë për të fituar këtë lojë. Ne ia dolëm dhe e arritëm”, shtoi Ten Hag.
Liverpool është eliminuar nga FA Cup dhe Man United do të përballet me Coventry City në gjysmëfinale. /Telegrafi/