Trajneri holandez, Erik Ten Hag ka mohuar bisedimet me ish-klubin e tij, Ajaxin, duke thënë se shpreson të mbetet edhe më tutje trajner i Manchester Unitedi, edhe përkundër zërave për shkarkimin e tij në fund të sezonit.
Gjatë intervistës së tij me Gary Neville në Sky Sports, Ten Hag u pyet për interesin e Ajax-it për ta riemëruar atë si trajner.
54-vjeçari ka refuzuar një ribashkim me Ajaxin, pasi pret të mbetet te klubi nga Old Trafford edhe në sezonin e ri.
“Pres të jem trajner i Manchester United vitin e ardhshëm. Nuk kam qenë në kontakt me Ajaxin, jo”, ka thënë Ten Hag.
Me kusht që të qëndrojë, Ten Hag do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me presion të jashtëzakonshëm për të përmirësuar rezultatet.
Djajtë e Kuq kanë edhe katër ndeshje të tjera të mbetura në Ligën Premier këtë sezon dhe janë gjithashtu pjesë e finales së FA Cup.
Ten Hag sigurisht që ka një shans për të përfunduar 2023/24 me një notë të fortë, por ai ende ka një sfidë të madhe përpara nën sytë vigjilentë të Sir Jim Ratcliffe. /Telegrafi/