Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag ka lavdëruar sulmuesin anglez, Jadon Sancho, pas rikthimit të tij në fushë pas disa muajve.
Sancho e përjetoi keq mos ftesën nga Kombëtarja e Anglisë në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke e çuar në probleme mentale.
Përveç kësaj, ylli anglez humbi formën dhe për një kohë trajneri Ten Hag e lejoi të stërvitej veçmas derisa ta gjente ‘veten’.
Pas disa muajve pritje, Ten Hag ka vendosur ta rikthej Sanchon në skuadër dhe e inkuadroi atë mbrëmë (e mërkurë) në fitoren 2-0 të Unitedit ndaj Nottingham Forest.
Sancho u inkuadrua në minutën e 63-të në vend të Antony dhe trajneri holandez pati lëvdata për anglezin.
This one felt good.@Sanchooo10 ❤️#MUFC || #CarabaoCup pic.twitter.com/hNiDxeoHMV
— Manchester United (@ManUtd) February 1, 2023
“Ishte e mrekullueshme të shihja dashurinë që fansat i treguan Jadon Sancho, rikthim i mrekullueshëm. Ai ishte duke buzëqeshur javët e fundit në Carrington”.
“Shpresoj se ai mund të vazhdojë në këtë moment, ai do të ndihmojë si numri 10 dhe gjithashtu si anësor”, ka thënë Ten Hag. /Telegrafi/