Janari mund të jetë një muaj i mrekullueshëm për Manchester United pasi të pesë lojtarët kryesorë do të kthehen në skuadër.
Sa i përket ndeshjes të fundit të vitit 2023 kundër Forestit, Ten Hag duket se do të qëndrojë tek të njëjtët lojtarë që arritën në fitoren e rikthimit 3-2 ndaj Villa.
“Do të jetë një skuadër e ngjashme [kundër Nottingham Forest ] siç kishim kundër [Aston] Villa”.
“Në mes të janarit presim që shumë lojtarë të kthehen. Mason [Mount], Casemiro, [Lisandro] Martinez, [Tyrell] Malacia, kështu që ne presim edhe Harry Maguire, natyrisht. Ne presim që shumë lojtarë të kthehen në janar”.
“Martinez ka munguar shumë dhe mbrojtja do ta përdorë praninë e tij për gjysmën e dytë të sezonit” , deklaroi holandezi. /Telegrafi/