Site icon Telegrafi

Temperaturat e ulëta – “opsioni i fshehur” në makinën larëse që i than rrobat më shpejt

Tharja e rrobave në dimër është mjaft e mundimshme për shkak të temperaturave të ulëta, megjithatë një grua ka treguar një truk që do të jetë shumë i nevojshëm për ju në këtë pjesë.

Duke qenë se jemi në mot të ftohtë, ne jemi të detyruar të varim rrobat në ambientet e brendshme në mënyrë që ato të thahen më shpejt, transmeton Telegrafi.

Por, nëse po kërkoni mënyra për të shpejtuar kohën e tharjes, atëherë duhet ta keni parasysh këtë këshillë të ekspertes së pastrimit.

Nicola Lewis është një eksperte dhe shpesh ndan sugjerime dhe këshilla për ndjekësit e saj.

Ajo thotë se në lavatriçen tuaj gjendet një buton “sekret”, që mund të ndihmojë që rrobat tuaja të thahen edhe më shpejt.

Pasi të keni përfunduar ciklin e larjes së rrobave, shtypni butonin e ciklit të rrotullimit.

Në këtë cikël rrotullimi, makina larëse nuk do të shtojë ujë por veç do të nxjerrë lagështinë e rrobave tuaja.

“Rrotulloni rrobat tuaja dy herë! Rrobat tuaja do të dalin shumë më të thata duke i lejuar ato të thahen më shpejt. Gjithmonë tundini rrobat tuaja përpara se t’i varni për t’u tharë për të hequr çdo rrudhje”, shprehet ekspertja. /Telegrafi/

Exit mobile version