Duket se banorët e Kalifornisë nuk janë të vetmit që vërshojnë në plazh për t’u freskuar nga temperaturat e nxehta të verës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një familje e arinjve të zinj vendosi të kalonte një ditë plazhi në “Liqenin Tahoe”, në Kaliforni të dielën, përkrah njerëzve.
Frekuentuesit e plazhit në Pope Beach mbetën të shtangur duke vështruar, dhe panë se si një ari i zi, dhe tre këlyshë të tjerë vërshuan në ujërat e South Lake Tahoe.
Një video e xhiruar nga Jen Walkins, tregoi se si këlyshët luanin në valë derisa një ari tjetër endej në plazhin e mbushur me njerëz.
“Ne të gjithë ishim pak të shokuar”, tha ai. /Telegrafi/