Një qytetar në Podujevë është alivanosur si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Në pamjet e siguruara nga KP shihet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë dhe Policia e Kosovës dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Podujevës për kontroll të mëtutjeshëm.
KosovaPress ka pyetur Policinë e Kosovës për rastin në fjalë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
Kujtojmë se ditë më parë u është bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta që do të jenë gjatë kësaj jave.