Site icon Telegrafi

Telekomi i Kosovës thotë se Vala ka modifikuar pakot, mohon se janë shtrenjtuar shërbimet

Foto: Arkiv

Telekomi i Kosovës ka reaguar lidhur me lajmet që janë publikuar për shtrenjtim të pakove për shërbime të zërit dhe internetit.

Në njoftimin e Telekomit thuhet se Vala, tashmë duke ofruar shërbime me shpejtësi të lartë për qasje në internet përmes teknologjisë 4G+ dhe 5G, është kujdesur që konsumatorët e saj të kenë në dispozicion volum të mjaftueshëm të internetit në pakot e tyre të reja (GB), prandaj edhe e ka rritur gati dyfish përmbajtjen e secilës pako.

Lexo po ashtu “Vala” ngrit çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit

“Titulli i juaj ‘Vala shtrenjton çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit’ lë përshtypjen e gabuar se Vala kështu ka shtrenjtuar shërbimet e veta. Vala, tashmë duke ofruar shërbime me shpejtësi të lartë për qasje në internet përmes teknologjisë 4G+ dhe 5G, është kujdesur që konsumatorët e saj të kenë në dispozicion volum të mjaftueshëm të internetit në pakot e tyre të reja (GB), prandaj edhe e ka rritur gati dyfish përmbajtjen e secilës pako.

Sipas matjeve tona  kjo qasje e jona është kuptuar drejte nga klientët tanë, sepse ka pasur edhe një sqarim të detajuar përcjellës nga ana jonë. Ne nuk kemi pranuar asnjë ankese të tillë”, thuhet tutje në reagim. /Telegrafi/

Exit mobile version