Site icon Telegrafi

Teksti i shkruar me dorë i këngës “Hey Jude”, shitet për 910 mijë dollarë

UNITED KINGDOM - APRIL 01: Photo of BEATLES; L-R: Ringo Starr, George Harrison, Paul McCartney, John Lennon - posed, group shot - jumping on wall, Used on the Twist & Shout EP cover (Photo by Fiona Adams/Redferns)

Një copë letre në të cilën Poul McCartney ka shkruar me dorë fjalët e këngës së famshme ‘Hey Jude’, është shitur për 910 mijë dollarë, në një ankand të organizuar me rastin e 50-vjetorit të ndarjes së grupit The Beatles.

Bëhet fjalë për një shumë pesë herë më të lartë, se vlera e parashikuar. Ankandi u zhvillua online për shkak të koronavirusit, nga Shtëpia kaliforniane e Ankandeve, “Julien’s Auctions”.

Mes shitjeve të mëdha të ditës, edhe lëkura e një daulleje bas me logon e The Beatles, e përdorur gjatë turnet të parë amerikan të grupit në 1964, u shit për 200 mijë dollarë. Një faqe e shkruar me dorë e skenografisë së videos “Hello, Goodbye” e vitit 1967, u shit për 83.2 mijë dollarë.

Në ankand gjithashtu u shit një mbajtëse qirinjsh e përdorur nga Ringo Star në studiot e Abbey Road në vitet 60-të, për 32.5 mijë dollarë. /BW/

Exit mobile version