Garancionet që kryetari i LSDM-së së bashku me partitë tjera të shumicës së re palamanetare po i përgatit, janë në fazën përfundimtare.
Sipas informacioneve të TV24, deri tek kabineti i presidentit Ivanov është dërguar një draft-version i garancioneve që kërkonte presidenti dhe pritet qëndrim nga ai, që sipas këtyre burimeve do të arrijë nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përderisa nuk ka mospajtime të mëdha, prej ditës së martë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev edhe zyrtarisht në emër të shumicës së re parlamentare do t’ia dorëzojë personalisht garancionet Ivanovit.
Sipas informacioneve jozyrtare, Ivanovi do të shkojë në një udhëtim zyrtar më 18 maj, një ditë para se t’i kalojë afati për ta dhënë mandatin./Telegrafi/