Të gjithë që udhëtojnë, pavarësisht kushteve, duan një udhëtim të rehatshëm dhe të sigurtë.
Kjo vlerën edhe për fluturimet me aeroplan, por turbulencat mund të jenë të dëmshme për aeroplanë por edhe pasagjerë, transmeton Telegrafi.
Arsyeja për turbulenca zakonisht ndodhë si pasojë e presionit atmosferik, rrymave të ajrit, në veçanti të ajrit të ftohtë dhe nxehtë rreth maleve si dhe kur ka riga shiu.
E disa hulumtime kanë konstatuar se turbulenca rritet si pasojë e ndryshimeve klimatike, por një kompani austriake pretendon se ka zhvilluar një sistem që zgjedhë këtë problem në mënyrën më efikase.
Fjala është për kompaninë Turbulence Solutions me seli në Vjenë, që synon të zvogëlojë pasojat e turbulencës, duke përcjellë, parashikuar dhe mbajtur nën kontroll situatën me ndihmën e një sensori dhe softuerit për kontrollin e fluturimit.
Sistemi i quajtur Turbulence Cancelling mund të zvogëlojë turbulencat që ndihen te pasagjerët, deri në 80 për qind.
Ky sistem përbëhet nga dy shufra prej dy metrash, që janë të pajisura me sensorë për rregullimin apo balancimin e krahëve të aeroplanëve. /Telegrafi/