Teknologjia për karikimin e veturave elektrike nga Tesla ka qenë shpesh në lajme derisa kompania synon që mbushësit e saj të Standardit të Karikimit të Amerikës së Veriut (NASC) të miratohen tek karikuesit e Sitemit të Karikimit të Kombinuar (CCS) që përdorin automjetet e tjera EV.
Por, Tesla ka bërë një investim të madh në një teknologji të re – një që do t’i lejonte shoferët të karikonin EV-të e tyre pa asnjë prizë fare, transmeton Telegrafi.
Tesla thuhet se ka investuar 76 milionë dollarë në teknologjinë e karikimit të automjeteve elektrike me valë.
Siç u përfol më parë, kompania në fakt bleu një startup gjerman të quajtur Wiferion që fokusohet në krijimin e teknologjisë për karikimin induktiv (d.m.th me valë) për veturat elektrike dhe robotë.
Derisa Tesla nuk e bëri publik çmimin e blerjes, Canary Media raporton se në fluksin e parasë u vunë në dukje 76 milionë dollarë të shpenzuara për “kombinimet e biznesit”. /Telegrafi/