Po vazhdojnë aktivitetet e shumta në kuadër të fushatës “16 ditës e aktivzmit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, Komuna e Gjilanit nesër me datë 30 nëtor në Teatrin e Gjilanit sjellë filmin “Zgjoi”.
Në njoftimin e komunës thuhet se filmi do të shfaqet me fillim nga ora 18:30.
“Në kuadër të aktiviteteve të përditshme të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, me 30 nëntor shfaqet filimi Zgjoi në orën 18.30 në Teatrin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Zgjoi është një film dramatik shqiptaro-kosovar i vitit 2021 me shkrim dhe regji nga Blerta Basholli në debutimin e saj regjisorial. Në film luajnë Yllka Gashi, Çun Lajçi dhe Aurita Agushi.
Ai u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Sundance 2021 më 31 janar 2021 dhe u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi të tre çmimet kryesore – Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Audiencës dhe Çmimin e Regjisë – në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike. Ai u zgjodh si kandidatura kosovare për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë në Çmimet e 94-ta të Akademisë.
Filmi bazohet në historinë e vërtetë të një gruaje, Fahrije, e cila shkon kundër pritjeve mizogjene të shoqërisë për t’u bërë një sipërmarrëse pasi burri i saj u zhduk gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999. Ajo fillon të shesë ajvarin dhe mjaltin e saj, duke rekrutuar gra të tjera në këtë proces. /Telegrafi/