Muaji mars në Teatrin e Qytetit të Gjilanit do të sjellë një sërë shfaqjes që premtojnë emocione të paharruara.
Programi fillon me shfaqjen “Meri Popins” nga Pamela Lyndon, me regji të Blend Arifit. Shfaqja do të ngjitet në skenë me datë 6-7 mars.
Kjo shfaqje tregon historinë e një kujdestareje magjike dhe të veçantë që sjell gëzim dhe mësime të vlefshme për një familje londineze. Meri Popins është një kujdestare që përdor aftësitë e saj magjike për të sjellë gëzim dhe mësime të vlefshme për familjen Banks. Ajo ndihmon fëmijët të kuptojnë rëndësinë e dashurisë, bashkëpunimit dhe imagjinatës.
Ndërsa, me 10 dhe 28 mars do të vijë shfaqja mysafire nga teatri Adriana-Ferizaj, “Jam unë ajo”.
Kjo shfaqje trajton historinë e dy grave nga realitete të ndryshme, të lidhura nga një barrë e padukshme – depresioni pas lindjes.
Përmes këtij rrëfimi, shfaqja shpërfaq një histori që shkon përtej dimensionit personal, duke u bërë një klithmë kolektive për të sfiduar tabutë. Në një shoqëri ku nënat shpesh konsiderohen “heroinat e heshtura,” kjo vepër vë në qendër një temë që kërkon vëmendje dhe reflekton mbi realitete shpeshherë të injoruara.
Gjithashtu, më 14 mars në Teatrin e qytetit të Gjilanit do të vijë shfaqja mysafire nga Teatri i Qytetit Bekim Fehmiu-Prizren, “Deni dhe Deti i thellë i kaltërt”.
Ndërsa, me 17 mars teatri sjellë shfaqjen më të dashur për publikun “Togeri nga Inishmori”.
Shfaqja është një histori plot tension dhe humor të zi e cila eksploron marrëdhëniet njerëzore, vetminë dhe dëshirat e errëta që na shtyjnë përpara.
Shfaqja “Djali” do të ngjitet në skenë me datë 19 dhe 21 teatri sjellë shfaqjen “Djali”.
Kjo shfaqje sjell një dramë të fuqishme mbi marrëdhëniet familjare, dhimbjen dhe përpjekjen për të gjetur rrugën drejt njëri-tjetrit. /Telegrafi/