Telegrafi

“A do të vish te Real Madridi?”, përgjigja shokueses që Nico Williams i dha një tifozit madrilen

Duket se interesimi i Real Madridit për Nico Williams u ndal kur vetë lojtari hodhi poshtë idenë për t’u transferuar te bardhezinjtë.

Një tifoz e pyeti: “A do të vish te Real Madridi sezonin e ardhshëm?”. Nico Williams u përgjigj: “Në asnjë mënyrë, bastard”.

Nico Williams është një nga emrat më të spikatur në botën e futbollit për momentin.

Numri 10 i Athletic Bilbaos, kampion evropian me Spanjën këtë verë, ngjalli pritshmëri tek tifozët e Barcelonës për shkak të marrëdhënies së tij me Lamine Yamal si brenda dhe jashtë fushës së lojës, gjë që çoi në thashetheme për një transferim të mundshëm te katalunasit.

Megjithatë, Athletic Bilbao e bëri të qartë se nëse Barça do të donte Nico, do të duhej të paguante të gjithë klauzolën e përfundimit, 58 milionë euro, me një pagesë të vetme.

Një çmim shumë i lartë për financat tashmë të komplikuara të Barçës. /Telegrafi/