Nga: Roger Waters (këngët Brain Damage dhe Eclipse nga albumi Dark Side of the Moon i grupit Pink Floyd, 1973)
Përktheu: Agron Shala
***
DËMTIMI I TRURIT
I përhanti është në lëndinë
I përhanti është në lëndinë
Kujtoj lojërat, kurorat me lule dhe të qeshurat
Teveqelët duhet t’i mbaj nën kontroll
I përhanti është në paradhomë
Të përhantit janë në paradhomën time
Fytyrat e tyre në gazeta të palosura në dysheme
Përditë shpërndarësi i gazetave sjell edhe më
Dhe nëse diga çahet shumë vite para kohe
E në kodër s’ka mbetur hapësirë e lirë
E koka të shpërthen me parandjenjat e errëta
Do të takohemi në anën e errët të hënës
I përhanti është në kokën time
I përhanti është në kokën time
Briskun e merr, ndryshimin e sjell
Sërish mua mendjen ma kthjell
Ti derën e mbyll e çelësin e flak
Dikush rri në kokën time, por ai s’jam unë.
Dhe nëse reja bubullimat në vesh t’i pëlcet
Ti bërtet dhe duket se askush nuk dëgjon
Dhe nëse grupi me të cilin bën muzikë fillon t’i luajë meloditë tjera
Do të takohemi në anën e errët të hënës
Asgjë nuk më bie ndërmend të them, pos …
Mendoj se është e mahnitshme! Ha, ha, ha!
***
ERRËSIMI
Gjithçka që prek
Dhe gjithçka që sheh
Gjithçka që shijon
Gjithçka që ndjen
Dhe gjithçka që dashuron
Dhe gjithçka që urren
Gjithçka që nuk e beson
Gjithçka që mbron
Dhe gjithçka që jep
Dhe gjithçka që merr
Dhe gjithçka që blen
Lyp, merr hua ose vjedh
Dhe gjithçka që krijon
Dhe gjithçka që shkatërron
Dhe gjithçka që bën
Dhe gjithçka që thua
Dhe gjithçka që ha
Dhe secilin që takon
Dhe gjithçka që nuk përfill
Dhe secilin që e lufton
Dhe gjithçka që është tash
Dhe gjithçka që ka kaluar
Dhe gjithçka që vjen
Dhe gjithçka nën diell është në harmoni
Por dielli nga hëna është errësuar
Me të vërtet, nuk ka anë të errët të hënës
Në fakt, gjithçka është e errët
/Telegrafi/