Site icon Telegrafi

Të shtëna në Suedi, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Dy persona u vranë dhe dy u plagosën kur një person i vetëm i armatosur hapi zjarr në një restorant në një qytet të vogël në lindje të Suedisë.

Kjo e fundit është tronditur nga një valë të shtënash dhe bombash që është intensifikuar gjatë muajve të fundit për t’u bërë një dukuri pothuajse e përditshme.

Policia tha se një nga të vdekurit, një burrë rreth të 70-tave dhe dy të plagosurit ishin ndoshta kalimtarë të rastit në restorantin në qytetin e vogël Sandviken, 190 kilometra në veri të Stokholmit.

“Ne besojmë se një nga të vdekurit, një burrë rreth të 20-ave, ishte objektivi i sulmit. Ne mendojmë se tre të tjerët ndodheshin aty rastësisht”, tha një zëdhënës i policisë, raporton reuters.

Zëdhënësi tha se ata po e kërkonin vetëm një të dyshuar, por se ende nuk ishte arrestuar në lidhje me të shtënat.

Policia ka thënë se rreth 30 mijë njerëz në Suedi janë të përfshirë drejtpërdrejt ose kanë lidhje me krimet e bandave.

Dhuna është përhapur gjithashtu nga zonat kryesore urbane në qytete më të vogla, ku krimet më parë ishin dukuri e rrallë. /Telegrafi/

Exit mobile version