Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh në Kaliforni, plagosen gjashtë persona gjatë një ahengu në kohen kur ndalohen tubimet

Gjashtë persona janë qëlluar me armë zjarri në një aheng në Kaliforni, pavarësisht faktit që ndalohen tubimet në kohën kur po luftohet përhapja e coronavirusit, raporton CNN.

Të shtënat kanë ndodhur në një apartament në Bakersfield, ku policia kishte hasur në gjashtë persona të qëlluar me armë përfshirë edhe një të mitur, ka bërë të ditur zyra e sherifit në Kern, transmeton Telegrafi.

Të gjithë të lënduarit nga të shtënat janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, nga ku është bërë e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Sipas dëshmitarëve okularë katër meshkuj janë parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të bardhë, ndërsa siç raporton New York Post, nuk dihet nëse meshkujt në veturën e bardhë kanë qenë në aheng apo kanë shtënë nga vetura në lëvizje.

Policia ka pranuar se në vend të ngjarjes ka gjetur 94 gëzhoja, ndërsa deri më tani askush nuk është arrestuar lidhur me këtë sulm të armatosur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version