Tre persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë në tregun më të madh të Izraelit në Tel Aviv, bëjnë të ditur burimet zyrtare.
Sipas Policisë, dy nga sulmuesit kanë qenë në paraburgim, ndërsa një tjetër ka qenë në arrati, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Sulmi ndodhi në tregun Sarona, i cili gjendet në afërsi të ministrisë së mbrojtjes dhe selisë kryesore të ushtrisë në Izrael.
Shërbimi emergjent bëri të ditur se pesë persona vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë dhe tre të tjerë janë të plagosur.