Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Policia belge është në kërkim të personave të armatosur, pas të shtënave të raportuara jashtë një stacioni metroje në qendër të Brukselit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të paktën dy burra duke mbajtur kallashnikov në hyrje të stacionit Clémenceau, në kryeqytetin belg herët të mërkurën.

Video nga vendi i ngjarjes tregon një shkëmbim zjarri rreth orës 06:15, transmeton Telegrafi.

Sarah Frederickx, zëdhënëse e policisë së Brukselit, tha se të dyshuarit ikën në stacionin e metrosë dhe mund të jenë ende në tunelet e metrosë.

Zëdhënësja tha se nuk pati të lënduar nga të shtënat. Si policia lokale ashtu edhe policia federale po kontrollojnë zonën.

Stacioni Clémenceau është mbyllur, si dhe stacioni aty pranë Bruksel-Midi, i cili shërben gjithashtu si terminal për trenat e Eurostar.

Dy linjat e metrosë që shërbejnë në qendër të Brukselit janë pezulluar gjithashtu, nga Gare de l’Ouest në Trône, që është afër Parlamentit Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version