Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh dhe pengmarrje në Oregon – raportohet për viktima

Disa persona kanë humbur jetën gjatë të shtënave që ka ndodhur në një krizë të pengmarrjes në qytetin Salem të Oregonit, kanë bërë ditur zyrtarë nga zyra e sherifit të këtij qyteti.

Ata gjithashtu kanë theksuar se një mashkull kishte mbajtur peng disa persona, derisa të njëjtën kohë zhvilloheshin negociata me grupin e negociatorëve që mundoheshin të dyshuarin ta bindin që t’i lë të lirë, transmeton Telegrafi.

“Derisa incidenti po ndodhte, janë dëgjuar disa të shtëna”, kanë njoftuar nga zyra e sherifit ku theksuan se nga të shtënat janë vrarë disa persona, përfshirë edhe rrëmbyesin.

Në anën tjetër asnjë nga policët nuk është lënduar, derisa është bërë e ditur se “nuk ka arsye të besohet të ekziston rreziku permanent për banorët”.

Megjithatë në kumtesë policia nuk ka dhënë informacione se sa persona janë vrarë apo kush i ka vrarë. Gjithçka çfarë kanë treguar nga zyra e sherifit, është se në vendin e ngjarjes janë duke u zhvilluar hetimet. /Telegrafi/

Exit mobile version