Site icon Telegrafi

Të rinj dhe yje: La Liga këtë vit iu beson emrave si Pedri, Ansu, Vinícius e Koundé

Zakonisht është një traditë që në kohë krize ose vështirësish ekonomike në botën e futbollit, ekipet të kujtojnë më shumë për talentet se sa për yjet më përvojë.  

Çmime më të përballueshme, lojtarë të uritur dhe një e ardhme e sigurt.

Këtë vit, pas largimit të lojtarëve të njohur si Leo Messi e Sergio Ramos, LaLiga është më shumë se kurrë në duart e të rinjve.

Në krye të të gjithëve është Pedri, shpresa e Barçës, idhulli i ri edhe i kombëtares, ku në Kampionatin e Evropian të kaluar u zgjodh si më i miri i ri.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që ai është i riu me vlerën më të lartë të tregut: 80 milionë euro.

Kthimi i Ansu Fati, është një tjetër argument i madh për të përqendruar vëmendjen te ujët e rinj të kampionatit. Barça e pret me ankth paraqitjen e tij, pas lëndimit të madh që kishte.

Joao Felix, një tjetër prej emrave të shquar në këtë listë. Portugezi do të duhet të punojë më shumë pas ardhjes së Antoine Griezmann.

Cilësia e tij është e padiskutueshme, por performanca e tij është ende larg asaj të lojtarit që mahniti të gjithë në Portugali.

Këtyre emrave, më mediatik, iu bashkohen një tjetër grup yjesh të rinj që janë veçuar në moshën e tyre të re.

Koundé do të vazhdojë të jetë kreu i mbrojtjes së Sevilla, Araujo dhe Eric García po konkurrojnë në një duel të bukur si partner me Geraes Piqué, ndërsa Camavinga në Real Madrid duhet të jetë gatshëm për të diskutuar një vend në mesfushën e Carlo Acelotit.

Dyshja e Real Sociedad, Martín Zubimendi dhe Alexander Isak , janë dy yje të konsoliduar në La Liga.


TOP 10 lojtarët e rinj më të shtrenjtë

1- Pedri: 80 milionë
2- Joao Félix: 80 milionë
3- Ansu Fati: 60 milionë
4- Jules Koundé: 60 milionë
5- Eduardo Camavinga: 55 milionë
6- Alexandre Isak: 40 milionë
7- Vinícius: 40 milionë
8- Rodrygo Goes; 35 milion
9- Serginho Dest: 30 milionë
10- Matheus Cunha: 30 milionë
* Vlerësimi sipas transfermarkt *

Rritja e Sergino Dest në krahun e djathtë të Barçës, paraqitjet e mira të Yeremi Pino në Villarreal dhe eksplodimi i Ander Barrenetxea te Sociedad… me pak fjalë, do t’i bëjë shumë tifozë të futbollit të shikojnë La Ligan. /Telegrafi/


Formacioni më i mirë me lojtarët e rinj në La Liga

 


 

Exit mobile version