Të premtën nga ora 17:00 do të bllokohen rrugët e Prishtinës nga çilklistët prej mbarë vendit në një organizim në formë proteste vetëdijësuese.
Ndryshe e quajtur xhiroja e muajit në rrugët e Prishtinës, qëllimi i këtij aktiviteti është që të ndërgjegjësohen shoferët dhe mbi të gjitha të shtohet dëshira e qytetarëve për biçikletë për një qytet më ekologjik.
Ky aktivitet organizohet nga Critical Mass që është një organizim spontan i çiklistëve e që zhvillohet në gjithë botën.
Çiklistët takohen në secilën të premte të fundit të muajit, pa ndonjë udhëheqës të grupit dhe pa dikë që kujdeset për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Ky grup i çiklistëve bën xhiro nëpër gjithë kryeqytetin dhe feston e proteston për të drejtat e çiklistëve, që të kenë më shumë hapësira të dedikuara.
Gjithçka është gati që zilet të dëgjohen në kryeqytet, duke filluar nga sheshi “Ibrahim Rugova”. Prej aty, xhiroja përfundon në Bike Friendly Cafe.
Ky aktivitet është i mirë se ardhur në kohën e një katrahure të pa parë urbane, me mbi ngarkim të komunikacionit me vetura që përpos nuk lejojnë hapësira për çiklistë edhe konsiderohen ndotës të ambientit. /Telegrafi/