Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të fuqishëm në një hotel të Kubës
306:"Rescuers work after an explosion in the Saratoga Hotel in Havana, on May 6, 2022. - A powerful explosion Friday destroyed part of a hotel under repair in central Havana, AFP witnessed, with no casualties immediately reported. (Photo by ADALBERTO ROQUE / AFP) (Photo by ADALBERTO ROQUE/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images
06/05/2022
Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 30 janë shtruar në spital pas një shpërthimi të fuqishëm në Hotel Saratoga në Havana, sipas presidencës kubane.
Presidenca kubaneze shtoi se disa njerëz janë shprehur në gatishmëri për të dhuruar gjak, transmeton Telegrafi.
Një hetim paraprak sugjeron se shpërthimi i madh që shkatërroi Hotel Saratoga në Havana, Kubë ishte për shkak të një "rrjedhjeje gazi", tha të premten Zyra Presidenciale Kubane, duke shtuar se më shumë detaje do të pasojnë së shpejti.
Presidenti Miguel Diaz-Canel Bermudez është në skenën e shpërthimit me zyrtarë të tjerë. /Telegrafi/


