Telegrafi

Të paktën 22 të vrarë në radhët e izraelitëve dhe dy tek palestinezët

Hamasi ka organizuar një sulm masiv brenda shtetit izraelit duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Të paktën 22 persona janë vrarë në sulmin e papritur të nisur nga grupi militant Hamas të shtunën në mëngjes.

Kështu ka njoftuar shërbimi i kërkim/shpëtimit të Izraelit, Magen David Adom (MDA).

Lexo po ashtu Vriten dy të rinj palestinezë në Gaza dhe një izraelite në Tel Aviv

Kjo e fundit deklaroi se më shumë se 250 persona janë lënduar ndërsa nuk dha detaje se sa nga të vrarët ose të plagosurit ishin civilë.

Në anën tjetër, autoritetet në Palestinë kanë pohuar se dy të rinj palestinezë janë vrarë gjatë kundërpërgjigjes së Izraelit.

Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi që drejton tashmë është në luftë ndërsa presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas pohoi se populli palestinez ka të drejtën legjitime që të mbrohet. /Telegrafi/