Të paktën 13 besimtarë u vranë dhe shumë të tjerë u shpëtuan pasi ranë në një pus në një tempull hindu në Indi.
Më shumë se 25 besimtarë u fundosen në “pusin e shkallëve” – një burim uji që kishte edhe shkallë – pasi u shemb dyshemeja që mbulonte atë, raporton theguardian.
“Policia nxori 11 trupa nga pusi dhe dy persona u dërguan për trajtime në spital”, tha Narottam Mishra, ministri i Brendshëm i Madhya Pradesh.
13 People Dead After Falling Into Stepwell As #Temple Floor Collapses In #Indore.#IndoreTempleCollapse #accident #MadhyaPradesh
Subscribe to our YouTube page: https://t.co/bP10gHsrFh pic.twitter.com/9aAz6WRX2N
— UnMuteINDIA (@LetsUnMuteIndia) March 30, 2023
Mishra tha se një hetim ka nisur për tragjedinë ndërsa familjet e të vdekurve do të kompenson.
Pamjet televizive treguan punonjësit e urgjencës duke përdorur litarë dhe shkallë për të arritur tek ata të bllokuar në pusin e shtetit Madhya Pradesh.
Video të tjera treguan dyshemenë e thyer dhe shufrat e çelikut të prishur ndërsa policinë duke përdorur litarë për të mbyllur zonën.
Tempujt në të gjithë Indinë ishin mbushur plot me besimtarë me rastin e Ram Navami, ditëlindjen e hyjnisë hindu, Lord Ram. /Telegrafi/