Siç edh është raportuar, tanket Challenger 2 të dhuruara nga Britania e Madhe tashmë kanë mbërritur në Ukrainë.
Dhe sot, ministri i mbrojtjes i vendit Oleksii Reznikov postoi një falënderim për donacionin, përcjell Telegrafi.
Ai theksoi se ishte një “kënaqësi” të merrje tanket e betejës “për një xhiro”.
Në video, ai bëri një shenjë dhe falënderoi homologun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace për tanket.
It was a pleasure to take the first Ukrainian Challenger 2 MBT for a spin.
Such tanks, supplied by the United Kingdom, have recently arrived in our country.
These fantastic machines will soon begin their combat missions.
Thank you, @RishiSunak, @BWallaceMP, and the 🇬🇧 people. pic.twitter.com/zoCRmKdBnN— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) March 28, 2023
“Të mrekullueshme, Ben”, tha ai në anglisht. “Është… gjëra shumë të mira. Faleminderit shumë nga Ukraina për Mbretërinë e Bashkuar”.
Ndërkohë, siç është raportuar, edhe ngarkesa e parë e tankeve Leopard 2 nga Gjermania është dërguar në Ukrainë, ka thënë ministria gjermane e mbrojtjes.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të “luanin një kontribut vendimtar” në vijën e parë të luftës.
Ukraina ka kërkuar prej muajsh për më shumë automjete dhe sisteme armësh për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus. /Telegrafi/