Site icon Telegrafi

Të mira për tretjen, lëkurën, ulin sheqerin dhe presionin e gjakut – dobitë e shumta nga kumbullat

(Foto: Pexels)

Kumbullat janë një frut jo vetëm i shijshëm dhe i larmishëm në shije, por edhe i pasur me lëndë ushqyese që ofrojnë përfitime të shumta për shëndetin e njeriut.

Ekzistojnë më shumë se 2.000 lloje të ndryshme kumbullash, të cilat ndryshojnë në ngjyrë, madhësi, shije dhe strukturë. Kumbullat janë me pak kalori, të pasura me fibra, vitamina dhe minerale. Janë burim i vitaminës C, vitaminës K dhe vitaminës A, si edhe mineraleve, si kaliumi dhe bakri.

Përveç kësaj, kumbullat njihen për aktivitetin e tyre të lartë antioksidues që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira dhe i mbron qelizat nga dëmtimi. Vlera e tyre ushqyese, vetitë antioksiduese dhe përfitimet e shumta shëndetësore i bëjnë një pjesë të rëndësishme të një diete të ekuilibruar.

Lexo po ashtu Ndihmojnë në përthithje: Frutat që duhet t’i konsumoni më shpesh në rast të mungesës së hekurit

Përfitimet shëndetësore nga kumbullat

Presion më i ulët i gjakut

Sipas një studimi të vitit 2010, pjesëmarrësit që pinin lëng kumbulle dhe hëngrën kumbulla të thata, kishin presion më të ulët të gjakut sesa grupi i kontrollit që nuk i konsumonin ato.

Përmirësim i tretjes

Fibrat e pranishme te kumbullat nxisin tretjen e rregullt, duke lehtësuar kalimin e ushqimit përmes zorrëve dhe duke parandaluar kapsllëkun.

Lexo po ashtu Ushqimet që bëjnë mrekulli për tretjen në stomak

Kontrolli i glukozës në gjak

Fibrat dhe fitonutrientët në kumbulla mund të ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të glukozës në gjak, duke i bërë ato të dobishme për njerëzit me diabet. Sipas ekspertëve shëndetësorë, indeksi i ulët glikemik që gjendet te kumbullat mund të ndihmojë në kontrollin e niveleve të glukozës duke çuar në një rrezik më të ulët për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Shëndeti i kockave

Vitamina K e pranishme në kumbulla luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të kockave duke nxitur mineralizimin e tyre. Sipas studimeve, subjektet që hanin kumbulla të thata dhe morën suplemente të vitaminës D dhe kalciumit kishin përmirësuar ndjeshëm densitetin e kockave.

Lexo po ashtu Kumbullat e thata mbrojnë kockat dhe zemrën nga dëmtimi

Shëndeti i lëkurës

Vitamina C mbështet prodhimin e kolagjenit, një proteinë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës.

Kumbullat janë të ulëta në kalori

Me 30 kalori, një kumbull e vogël është jo vetëm një rostiçeri e shkëlqyer, por edhe ndihmon për të plotësuar dëshirën për ëmbëlsirat. Kjo do të thotë se kumbullat mund të jenë ideale për ata që janë në dietë ose duan të reduktojnë marrjen e kalorive. /Telegrafi/

Exit mobile version