Telegrafi

Të mërkurën shënohet 25-vjetori i masakrës së Dubravës, kjo është agjenda

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të masakrës së Dubravës, të mërkurën nga ora 11:00 bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në Burgun e Dubravës nga forcat ushtarake policore të shtetit të Serbisë.

“Njoftojmë të gjithë ish të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2024 (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, do të bëhen homazhe te Obelisku në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 25 vjet më parë, (19-24 maj 1999)”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ. /Telegrafi/