Site icon Telegrafi

“Do të magjepsen nga skenat e mahnitshme” – teatri i Gjilanit me shfaqje për fëmijë

Me një natë magjike dhe me plot aventura, teatri i qytetit të Gjilanit u bën thirrje fëmijëve për pjesëmarrje në premierën “Meri Popins – aventurat magjike”.

Në thirrjen e tyre për të marrë pjesë, thuhet ndër të tjera se kjo shfaqje do t’iu çojë në një udhëtim fantastik dhe me mësime jetësore.

“Bazuar në veprën e autores së njohur Pamela Lyndon Travers dhe me regji dhe adaptim nga Blendi Arifi, kjo shfaqje do t’ju çojë në një udhëtim fantastik plot surpriza dhe mësime jetësore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, shfaqja do ta mbahet më 18 qershor, duke filluar nga ora 18:00 në teatrin e Gjilanit, duke i bërë kështu fëmijët dhe prindërit të magjepsen nga skenat e mahnitshme dhe perfomancës së jashtëzakonshme.

“Mos e humbisni këtë mundësi për të përjetuar një natë të paharrueshme me Meri Popins dhe miqtë e saj. Fëmijët dhe prindërit do të magjepsen nga skenat e mahnitshme dhe performancat e jashtëzakonshme”. /Telegrafi/

Exit mobile version