Për herë të parë në historinë e tyre, Girona u kualifikua në Ligën e Kampionëve, por nuk është e sigurt nëse do të luajnë në garën më elitare evropiane për klube.
Gjegjësisht, konsorciumi “City Group Football”, i cili zotëron edhe Manchester Cityn dhe Girona, do të duhet të zvogëlojë aksionet e saj në ligën e parë spanjolle në mënyrë që klubi katalanas të mund të garojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, njoftoi UEFA.
“City Football Group” aktualisht zotëron 47 për qind të aksioneve të Gironas që nga viti 2017.
🚨 UEFA will allow Girona to join sister club Manchester City in the Champions League as long as City Football Group reduces its stake to below 30% from the current 47%.
(Source: Sun Sport) pic.twitter.com/2sh0HJHlue
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 15, 2024
UEFA konfirmoi se do të duhet të zvogëlojë aksionet e saj në më pak se 30 për qind në mënyrë që klubi spanjoll të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.
UEFA i ka dhënë City Football Group afat deri më 3 qershor për të përmbushur këtë kërkesë, në të kundërtën skuadra e pestë nga La Liga spanjolle do të shkojë në Champions League. Ai vend aktualisht mbahet nga Athletic Bilbao. /Telegrafi/